-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Bastisje në Gjilan/ Zbulohet tregti e ndaluar e duhanit (Foto)

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, në asistim të Njësitit Anti-kontrabandë nga Dogana e Kosovës e ATK me qëllim të luftimit të Ekonomisë jo formale, sot me datë  05.12.2023 kanë ekzekutuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan për bastisje/kontroll në një shtëpi dhe një lokal/biznes në tregun e gjelbër në Gjilan për shkak  të dyshimit  se aty është duke u kryer vepra penale “Tregti e Ndaluar”.

Gjatë operacionit të bastisjes/kontrollit në shtëpinë dhe lokalin/biznesin e lartcekur janë gjetur dhe sekuestruar nga autoritetet doganore provat si në vijim :

Filtër për cigare ,,Grand “  8 pako X 50 copë X 200 letra për cigare,

Fleta për mbështjelljen e cigareve 110  komplete.

Duhan i grirë i përpunuar 104 X, 0,500 g.

Cigare VIP, 77 paketime x 20 cigare .

Cigare Malboro, 62 pako X 20 cigare.

Cigare NINE  29 pakoX 20 cigare etj.

Lidhur me rastin janë iniciuar në procedurë të rregullt rastet për “Tregti e Ndaluar” dhe “Shmangie nga Tatimi”, përderisa te gjitha veprimet tjera janë ndërmarr në koordinim me autoritetet kompetente të drejtësisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img