6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Moti i keq në Gjermani, humbin jetën 3 persona

Moti i ftohtë dhe ngricat në Gjermani janë shkaktarë të aksidenteve të shumta në të cilat vetëm sot kanë humbur jetën tre persona, ndërsa janë anuluar fluturimet nga aeroporti i Mynihut.

Një student humbi jetën dhe të paktën 10 u dërguan në spitale, ndërsa dy të tjerë përfshirë shoferin e autobusit të shkollës, u plagosën rëndë në një aksident në provincën e Saksonisë në Gjermaninë lindore, tha policia.

Dy persona të tjerë humbën jetën pas përplasjes së një makine dhe një kamioni në autostradën A8 në Bavarinë e Epërme.

Dëbora ka arritur një lartësi rekord për muajin dhjetor në Mynih, duke shkaktuar probleme të shumta edhe  në transportin rrugor dhe hekurudhor.

Reshjet e borës deri në gjysmë metri në Bavari, Gjermania jugore, çuan në anulimin e shumë trenave, me sistemet e sinjalizimit dhe tabelat elektronike të informacionit që shpesh keq-funksiononin.

Në të gjithë vendin, pasagjerët hekurudhor dhe rrugor u këshilluan të anulonin çdo udhëtim të panevojshëm në mes të kaosit.

Dekada të investimeve të pakta në hekurudhat gjermane janë fajësuar për kaosin në disa pjesë të vendit pasi reshjet e borës bënë që pjesa më e madhe e rrjetit të ndalohej./abcnews.al

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img