-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku: Mirush Kabashi ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenën artistike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka ngushëlluar familjen Kabashi, me rastin e ndarjes nga jeta të artistit, Mirush Kabashi.

Abdixhiku theksoi se ikona e artit shqiptar me prejardhje nga Gjakova, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenën artistike.

“Një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë dhe aktori i rreth 100 roleve në teatër dhe filma, Mirush Kabashi, na la sot. Ikona e artit shqiptar me prejardhje nga Gjakova, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenën artistike, duke kontribuar me pasion dhe talent të rrallë në artin shqiptar. Rolet e tij të larmishme, veçanërisht ai i Sokratit në “Apollogjia e fundit e Sokratit”, do të mbeten një trashëgimi e pasur për kulturën tone”, tha Abdixhiku.

“Me titujt “Nderi i Kombit”, “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”, Kabashi na nderoi dhe bëri krenar me kontributin e tij të jashtëzakonshëm. U prehsh në paqe ikonë e artit!”

“Në emër të gjithë anëtarësisë së LDK-së, dhe në emrin tim personal ju shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë komunitetit artistik”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img