4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Si u dënuan vrasjet e grave në Kosovë?

Vrasja e Liridona Ademajt më 29 nëntor në Prishtinë ka shkaktuar reagim publik me kërkesa për ndaljen e dhunës mbi baza gjinore dhe vrasjes së grave.

Derisa ky rast është në fillim të hetimit nga organet e drejtësisë, ka shumë raste që janë kritikuar se si u trajtuan nga drejtësia në Kosovë.

Ndryshe, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, organizon sot protestë gjithëpopullore me moton ‘nuk ka paqe pa sigurinë e grave’.

Sipas tyre, dhuna e gjinizuar ndaj vajzave dhe grave dhe femicidi nuk janë incidente të izoluara apo simptoma të problemeve psikologjike të kryerësve të këtyre krimeve.

“Ju njoftojmë se këtë të marte, 5 dhjetor, duke filluar nga ora 18:00, ne thërrasim protestë gjithëpopullore në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Thërrasim në organizim dhe veprim të gjitha/ë anembanë Kosovës që të mblidhemi dhe të themi njëzëri që nuk ka paqe pa sigurinë e grave dhe të kërkojmë që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare!”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img