0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

“Nuk më pranuan” Babai i Naim Murselit tregon se familja Ademaj nuk e pranoi në rivarrim

Babai i Naim Murselit ka treguar se nuk është pranuar në rivarrimin e Liridona Ademajt të hënën nga familjarët e saj.

Ai ka treguar se ka kërkuar nga familjaret e Liridonës që t’i lejojnë pjesëmarrjen në rivarrim por sipas tij është refuzuar.

Me familjen e Liridones jemi miq që 50 vite. S’kom pas fytyrë me ju dal përball pas kësaj. Megjithëse mbrëmë ia kam dërgu një mesazh me i pyet a mundem me marr pjesë në rivarrim. Por, nuk me kanë pranu. Unë jam me ata, pavarësisht që Naimiin e kam djal”, ka deklaruar Murseli për Nacionale, përcjell Gazeta Insajderi.

Ju shprehi ngushëllime e mesazhi im kish me qenë: T’i ndrojna vendet“, është shprehur Murseli në lidhje me raportet me familjen e viktimës.

Tutje, ai shprehet se është shokuar me rastin dhe publikisht deklaron se e përkrah familjen e Ademaj dhe bashkendjen dhimbjen me ta.

“Unë jam shumë i tronditur, se Liridonen e kam dashtë ma shumë se qikën teme. Me pas ditë qe e ka bo djali jem, ai kurr nuk ish sot gjallë”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img