-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

QKUK: Gruaja lind para kohe, dyshohet si pasojë e dhunës nga burri

Një gruaja ka lindur para kohe.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e dhunës fizike të shkaktuar nga burri.

22-vjeçarja është shtrirë në Klinikën e Gjinekologjisë të QKUK-së.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori i kësaj klinike, Zef Ndrejaj.

“Lidhur me rastin janë njoftuar organet e rendit. Policia ka qëndruar aty derisa është kryer lindja. Ata tani janë duke u marrë me burrin e saj. Gjendja e saj është stabile. Duhen edhe disa analiza shtesë. Kjo dyshohet se ka ardhu si pasojë e dhunës”, tha Ndrejaj.

Klankosova.tv ka pyetur edhe në polici, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka arritur të sigurojë ndonjë përgjigje.

Siç raportohet policia e ka shpallur në kërkim të dyshuarin.

Prokurori i Shtetit, ka urdhëruar që rasti të iniciohet në drejtim të veprës penale “Dhunë në familje”, teksa veprimet tjera ligjore do të ndërmerren posa të kapet i dyshuari.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img