Skuadra e Superligës së Kosovës në basketboll, KB Istogu ka njoftuar se ka larguar nga skuadra tre baskëtbollistët amerikane, Cooper, Whitley dhe Lang.
Në njoftim bëhet e ditur se lojtarët e larguar do të zëvëndësohen me dy lojtarë të huaj.
“Ju njoftojme qe pas resultateve negative klubi ka marrë masa dhe ka ndarë rruget me lojtaret e huaj Cooper dhe Whitley ndërsa me marrveshje te dyanshme po ashtu kemi liruar dhe lojtarin Matheë Lang , Lojtaret i falenderojme per kontributin . Kemi arritur marrveshje me 2 lojtare te huaj cilesore e njerin nga ta do e publikojme sot . Po ashtu ne afatin kalimtar te janarit shpresojme ne marrjen e disa lojtareve vendore dhe te luftojme deri ne fund per mbijetesë” thuhet në njoftimin e KB Istogut./Indeksonline/