-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Mbi 50 gra të vrara për 13 vjet në Kosovë

Nga viti 2010 deri në nëntorin e vitit 2023, në Kosovë janë vrarë 52 gra. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna.

Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë.

Infografika: REL

Ndryshe, rasti i fundit i vrasjes së Liridona Murselit ka tronditur vendin. Ajo vdiq tragjikisht, pasi bashkëshorti i saj, Naimi, dyshohet se ofroi pagesë për vrasjen e saj, që fillimisht e inskenoi si grabitje.

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar Naim Murseli masën e paraburgimit prej 1 muaji e po ashtu edhe dy të dyshuarve të tjerë.

Murseli është i dyshuar për organizim të vrasjes, Granit Plava është i dyshuar për kryerje të vrasjes dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, është i dyshuar për shkak të veprës penale, marrëveshja për të kryer veprën penale, vrasje e rëndë.

Kujtojmë se familja Ademaj e ka zhvarrosur sot trupin e të ndjerës prej ku është varrosur më 1 dhjetor, dhe do të rivarroset në varrezat e fshatit Rracaj në Gjakovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img