Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka kujtuar Mervete Maksutajn në përvjetorin e rënies.
Haradinaj ka thënë se Mervetja mbetet shembulli i përjetshëm i veprimit guximtar për lirinë e atdheut.
“Sot kujtojmë trimëreshën e Dukagjinit, Mervete Maksutaj, heroinën e cila u përjetësua gjatë aksionit për shpëtimin e shokëve të plagosur në Spitalin e Pejës, duke mbetur shembull i përjetshëm i veprimit guximtar për lirinë e atdheut. I përhershëm kujtimi për Merveten”, ka shkruar Haradinaj.