Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim politikanin liberal nga Serbia, Çedomir Jovanoviq.
Ata biseduam rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe Serbi dhe raportet ndërmjet dy vendeve, ka njoftuar zyra e kryeministrit.
Në komunikatë thuhet se është folur dhe për nevojën e fuqizimit të sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor, rëndësinë e demokratizimit të shoqërive dhe institucioneve, pluralizmit politik, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave kombëtare si garant të paqes dhe sigurisë në gjithë rajonin.
Kurti vazhdimisht ka deklaruar se është për të drejtave të serbëve të Kosovës, si dhe arritjen e marrëveshjeve finale me Beogradin.
Procesi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë është duke vazhduar.
Por situata në terren është e tensionuar, ku kulmi ishte sulmi terrorist i 24 shtatorit, ku një grup i udhëhequr nga Milan Radojçiq sulmoi Policinë e Kosovës duke vrarë Afrim Bunjakun, tashmë hero i Kosovës.
Çedomir Jovanoviq në Prishtinë, thotë se ka biseduar me Kurtin: Për Kosovën duhet thënë e vërteta