Një 31-vjeçare shqiptare është përplasur për vdekje nga një makinë në Rimini të Italisë, ndërsa shoqja e saj 21-vjeçare ka mbetur e plagosur.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjes e së shtunës, ku e reja identiteti i së cilës nuk bëhet i dihet ende, ka qenë në shoqërinë e një 21-vjeçare me origjinë indiane dhe të dyja duke ecur anash në rrugë janë përplasur nga makina.
31-vjeçarja shqiptarja ka ndërruar jetë në vend, ndërkohë e reja indiane ndodhet në spital në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën.
Policia italiane ka arrestuar drejtuesin e mjetit, i cili gjatë deklaratës së tij ka thënë se nuk i ka parë.