Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të zhdukjes në 24 orët e fundit.
Një rast ka ndodhur në Banjë të Istogut ku ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur viktima femër është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vend ndodhjen e saj.
Ndërsa, në Gjakovë një femër kosovare ka raportuar se djali i saj i mitur viktima mashkull kosovar (9 vjeç), është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij.
Rastet janë duke u hetuar.