-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Borë deri në 45 centimetra në Gjermani, një aeroplan ngriu në aeroportin e Mynihut

Reshje të dendura të borës ka pasur në Gjermani, duke detyruar mbylljen e aeroportit të Mynihut i cili nuk pritet të rihapet deri të dielën.

Përveç kësaj, reshjet e borës kanë ndikuar edhe tek linjat hekurudhore të vendit.

https://x.com/Official_WXUK/status/1730999929663852762?s=20

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë kaosin e plotë të shkaktuar derisa si duket aty kishte rënë 45 centimetra borë.

https://x.com/Rainmaker1973/status/1731001836708999532?s=20

Ndërkaq një video e xhiruar në aeroportin e Mynihut tregonte se si bora kishte mbuluar pistën e aeroplanëve; madje siç raportohet një aeroplan kishte ngrirë në vend.

https://x.com/nexta_tv/status/1731037467489243512?s=20

Reshje të denura të borës ka pasur gjithashtu edhe në disa pjesë të Zvicrës dhe Austrisë.

Në Zvicër, në aeroportin e Cyrihut janë anuluar 22 fluturime dhe 21 aterrime. Aeroporti i Insbrukut, në Austrinë perëndimore, tha gjithashtu se reshjet e mëdha të borës çuan në “kufizime të konsiderueshme” të operacioneve të fluturimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img