-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Pacolli për Naim Murselin: S’do mendoja kurrë që ai do kryente një akt kaq tmerrues, drejtësia t’ia tregojë vendin e merituar

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar sërish pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në Prishtinë ku ish-këshilltari i tij, Naim Murseli, dyshohet se ka planifikuar vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridonës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Pacolli ka thënë se Murselin e njeh prej vitesh dhe kanë pasur marrëdhënie të mira me familjen e tij.

Ai është shprehur i prekur me tragjedinë, teksa ka thënë se nuk do mendonte kurrë që Naimi do kryente një akt kaq tmerrues.

Sipas tij, çdo individ është përgjegjës për veprimet e veta dhe drejtësia duhet t’ia tregojë secilit vendin e merituar.

Gjatë mandatit tim si MiPJ, kam pritur figura politike (deputetë e kryetarë komunash nga Suedija), ku ai ka qenë pjesë e përcjelljes së tyre. Kështu lindi ideja, me kërkesën e tij, për ta nominuar si bashkëpuntor (këshilltar) të jashtëm (pro bono) gjatë mandatit tim në qeveri.

Përveç kësaj, kam ruajtur një marrëdhënie të mirë me familjen e tij. Madje, une dhe shoqja ime ishim kumbarë të djalit të tyre. Liridona  kishte miqësi me familjen time.

Tragjedia e fundit më ka prekur thellë, dhe bashkëndjejmë në dhimbjen e familjes së Liridonës dhe fëmijëve.

Nuk kam pasuar dijeni për ndonjë precedent konflikti për Naimin. Jam i prirur të besoj vetëm në anën pozitive të njerëzve dhe nuk do të mendoja kurrë se ai do të përfundonte në një akt kaq tmerrues.

Kam mbajtur heshtje këto ditë si shenjë respekti për vuajtjet e familjes së Liridonës. Gjithashtu, dua të përsëris se çdo individ është përgjegjës për veprimet e veta, dhe drejtësia duhet t’u tregojë secilit vendin e merituar”, shkroi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img