Naim Murseli organizoi vrasjen e gruas së tij dhe dyshohet se pagoi 30 mijë euro dikë për ta vrarë.
Ditën e sotme gazetari Bledi Mane ka reaguar për këtë ngjarje që ka tronditur opinionin publik.
Ai e quan Naimin si burracak që e vret gruan natën dhe e vajton ditën.
“Në fillim e adhuroi prej së largu, pastaj iu afrua e propozoi. E dashuroi, e ledhatoi, e puthi, u fejua, u martua, bëri dy fëmijë me të dhe më në fund pagoi 30 mijë euro e vrau… Ky është Naimi, jo Naim poeti por burracaku që vret gruan natën dhe e vajton ditën”, shkroi ai