27-vjeçari shqiptar Reols Hysneli u gjet i vrarë me plumb në kokë në afërsi të Holstentherme në Kaltenkirchen, rreth 40 km larg Hamburgut.
Sipas Bild ngjarja raportohet të ketë ndodhur në datën 25 nëntor 2023.
I riu shqiptar sipas prestigjozes gjermane, thuhet se ishte i përfshirë aktivitete kriminale, njihej edhe me emrin Alonso.
Gjithashtu lidhur me këtë ngjarje, janë zbardhur detaje të reja.
Mësohet se 27-vjeçari është vrarë po nga një shtetas shqiptar, që dyshohet të jetë 17-vjeç. Gazetari Ervin Leka tha për ABC se autoritetet gjermane kanë bashkëpunuar me familjarë të viktimës për të zbardhur më tepër detaje dhe për identifikimin pasi 27-vjeçari nuk ka pasur dokumentet identifikuese.
Familjarët e të ndjerit janë njoftuar 3 ditë më parë nga të afërm të tjerë për vdekjen e Alonsos i cili kishte prej me shumë se 3 vitesh qe jetonte mes Gjermanisë dhe Francës.