Paparaci.com ka marrë vesh nga burime të mirë informuara se Naim Murseli tashmë ka pranuar se ka porositur vrasjen e gruas së tij. Kjo ndodh pasi Granit Plava kishte pranuar veprën penale të vrasjes së Liridona Murselit për të cilën kishte thënë se është paguar nga Naim Murseli.
Fillimisht, Granit Plava para hetuesve policorë kishte pranuar veprën e krimit dhe kishte rrëfyer se të njëjtën e ka kryer për llogari të Naim Murselit, bashkëshorti i viktimës.