Naim Murseli, tashmë është i dyshuari kryesor për porositjen e vrasjes së gruas së tij, Liridona Murseli të mërkurën në Prishtinë. Këtë vrasje, për llogari të Murselit dyshohet se e ka kryer Granit Plava i cili para policëve hetues ka pranuar krimin dhe ka rrëfyer se ka marrë një shumë të parave nga Naim Murseli për ta kryer këtë krim.
Por, si tentoi ta fshihte këtë krim makabër Naim Murseli?
Sipas asaj që ka raportuar Sinjali në ditën e ngjarjes tragjike, Murseli citohet t’i ketë thënë policisë së kanë qenë cak i një grabitjeje që më pas përfundoi me shkrepje të armës së zjarrit nga e cila ndërroi jetë Liridona Murseli.
Derisa në opinion hidheshin dyshime lidhur me implikimet e tij në vrasjen e gruas së tij, Murseli qëndroi i heshtur derisa u pa në varrimin e gruas së tij gjatë të premtes në Gjakovë.
Ai, u tregua edhe i revoltuar me mediat në ceremoninë e varrimit, ndërsa u desh ndërhyrja e hoxhës për të qetësuar situatën.
Naimi, i kishte dërguar edhe lule gruas së tij, tashmë të ndjerës, Liridona Murselit, vrasjen e së cilës e kishte paguar me para tek bashkëfshatari i tij, Granit Plava.
Madje, për rastin u deklarua edhe babai i tij. Ai mohoi kategorikisht implikimet e djalit të tij në vrasjen e Liridona Murselit.
“Versioni më i saktë është që ka rezistu me dorëzu çantën e krahun, aty i ka pasë ca të holla, një shumë të konsiderueshme të të hollave. I ka gjuajt fëmijët prej kerrit edhe në gjuhën suedeze iu paska pasë thonë “ik”. Por, mesa duket është ngatërru pak edhe me rripin e sigurisë”. /Paparaci.com/