Janë arrestuar dy të dyshuar për vrasjen makabre të Liridona Murselit, e cila u varros sot, shkruan GazetaDemos.
Sipas burimeve të Gazetës Demos, brenda policisë, mësohet se vrasësi i cili ka shtënë mbi Liridona Murselin është nga i njëjti fshat me Naim Murselin, bashkëshorti i Liridonës dhe se ai e ka pranuar vrasjen duke treguar para hetuesve se është paguar për kryerjen e vrasjes nga vetë Naimi.
Policia ka njoftuar tashmë se janë arrestuar dy persona të dyshuar për këtë vrasje dhe se janë duke ukryer dy bastisje në rajonin e Gjakovës për këtë rast./GazetaDemos/