4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Rukiqi: Kurti dhe Vetëvendosje janë qesharakë e të rrezikshëm

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar pas deklaratës së ministrit Liburn Aliu i cili në një intervistë për T7 ka thënë e Kosovën e konsideron një projekt të përkohshëm.

Rukiqi ka thënë se Kurti ka shkuar gjithandej nëpër SHBA për të kërkuar investime dhe se ka udhëtuar nëpër shtete të ndryshme për të kërkuar investitor, por thotë se në fund po del që VV po e promovon vendin që nuk i besojnë as vetë e që e shohin si projekt të përkohshëm.

Rukiqi pyet se si mund të binden investitorët dhe kush e investon paranë e tij në një “projekt të përkohshëm”.

Ai në fund ka thënë se Kurti dhe Vetëvendosje janë qesharakë dhe të rrezikshëm.

Reagimi i plotë:

Shkojke verdalle neper Amerike, bente ftese per investime.

Hap ankande per investime ne energji.

Shetit me jave neper konferenca, na tregon kinse po i bind investitoret per te investuar ne Kosoven e “rilindur”.

Dhe krejt ne fund po na del qe vendin qe po e promovojne per investime dhe zhvillim, nuk i besojne as vet, e shohin si projekt te perkohshem. E qysh me i bind pastaj investitoret? Kush e fut parane e vet ne nje projekt “te perkohshem”

Keta jane qesharak, por kjo situate ne te cilen e kane sjellur vendin, eshte per te qare me shume se sa per te qeshur.

Me shume se qesharak, keta jane te rrezikshem. Jane te rrezikshem, per vet ekzistencen e Republikes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img