4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kosova shkëlqen ndaj Bullgarisë, promovohet në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore kundër Bullgarisë, në ndeshjen vendimtare në Grupin 5 në Ligën C të Ligës së Kombeve. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë është mbyllur me rezultat 5:1.

Me këtë fitore, Dardanet e kanë siguruar kalimin në Ligën B të kësaj gare për edicionin e ardhshëm. Që nga fillimi të përzgjedhurat e Anneli Andersen e kanë mbizotëruar lojën, duke atakuar në vazhdimësi portën bullgare, por ishin mysafiret që e zhbllokuan rezultatin, kur në minutën e 26-të Dimitra Ivanova, realizoi gol. Kosova në çdo moment kërkonte të rikthente lojën, derisa gjashtë minuta para se ekipet të shkonin në pushim, Donjetë Halilaj shënoi golin e barazimit për ta përmbyllur pjesën e parë 1:1. Pjesën e dytë Bullgaria e filloi me një zëvendësim, ndërsa Kosova me gol.

Epërsinë e Dardaneve e siguroi Valentina Metaj, në minutën e 58-të. Pas këtij goli Kosova e dominoi plotësisht lojën dhe me aksione të rrjedhshme e bëri fitoren bindëse. Shifrat në 3:1 i çoi Modesta Uka në minutën e 71-të. As pas kësaj epërsie Dardanet nuk u kënaqen dhe vazhduan të sulmojnë me intensitet drejt portës bullgare. Si rrjedhojë erdhi edhe goli i katërt, në minutën e 84-të nga sulmuesja Erëleta Memeti.

E njëjta futbolliste shënoi edhe golin e saj të dytë dhe të pestin për Kosovën, një minutë para se takimi të përmbyllej. Përtej rezultatit 5:1, Kosova pati paraqitje spektakolare në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, duke dëshmuar se e meriton të jetë pjesë e Ligës B të Ligës së Kombeve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img