-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Draft-statuti i Asociacionit në duart e partive opozitare

Tri partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë pranuar një kopje të draft statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nga zyra e të Dërguarit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë e kanë konfirmuar zyrtarët e partive, por që nuk kanë dhënë detaje shtesë.

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, tha shkurtimisht për Sinjalin se kopjen e draftit e kanë pranuar dje.

Partia Demokratike e Kosovës dje e ka pranuar një kopje të draftit të Statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nga Zyra e të Dërguarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi”, tha Abdullahu.

Po ashtu, edhe zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, tha se partia ka pranuar draftin, por për detaje shtesë do të flasin më vonë.

E, përmes një kumtese për media, AAK-ja ka njoftuar se kopjen e draftit e kanë shpërndarë te të gjithë anëtarët e partisë, të cilëve u kanë kërkuar që t’i bëjnë komentet e tyre lidhur me dokumentin.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka pranuar verzionin zyrtar të draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Të njëjtin i ka shpërndarë gjithë anëtarëve të kryesisë së Aleancës. Është kërkuar nga anëtarët e kryesisë t’i bëjnë komentet e tyre lidhur me draft-statutin dhe të njëjtat do të diskutohen në mbledhjen e radhës së kryesisë së Aleancës, të thirrur më datë 7 dhjetor, në ora 17:00. Pas komenteve të anëtarëve të kryesisë, AAK do të dalë me qëndrim publik lidhur me draft-statutin e Asociacionit. Deri në atë kohë nuk do të ketë prononcime të tjera për këtë temë”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img