4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Qytetarët në hall me 2 eurot false, pronari i marketit në Prishtinë: ‘I kemi ndal, nuk i marrim’

Shtimi masiv i monedhave 2 euro false në tregun e Kosovës po i sfidon qytetarët dhe disa biznese në vend. Qytetarët shprehen të mllefosur që po përballen me bankënotat nga 2 euro të falsifikuara. Kjo dukuri është bërë shqetësuese për qytetarët, disa biznese kanë filluar të mos i pranojnë këtë monedha me 2 euro fare. Po ashtu edhe disa transportues publikë në Prishtinë nuk po i pranojnë nga udhëtarët këto bankënota.

Pronari i një marketi në Prishtinë, Fidaim Rushiti thekson se nuk është duke pranuar bankënota nga 2 euro, dhe gjithashtu sipas tij, nuk po pranohen as nga konsumatorët edhe nëse janë ato origjinal.

“Për momentin nuk jemi duke pranuar 2 euro false, i kemi ndalë nuk po i marrim, nuk kemi për me dhënë false. Vetëm origjinalin dhe shumica e konsumatorëve nuk janë duke i marrë dy eurot edhe nëse janë origjinal, vetëm 1 euro, 50 centë. Dy eurot për momentin donë të dalin prej funksionit ..Shumica kanë filluar me i identifiku”, thotë Rushiti.

Qytetari Mentor Isufi thotë se nuk është e drejtë që marketet të mos i pranojnë monedhat nga 2 euro, sepse sipas tij, me ligj janë të detyruar t’i pranojnë çfarëdo monedhe.

“Deri tash nuk kam pasur problem, tash me një market të vogël hasa që kishte shënuar që nuk pranojnë dy euro, një far forme ndoshta edhe nuk kanë të drejtë, sepse me ligj janë të detyruar me i pranuar çfarëdo monedhe që të jetë, edhe një centë duhet me e pranua. Mirëpo tash kjo afera që ka ndodhur me 2 euro false nuk kemi mjet që mundemi me i identifikuar as ne e as marketet se a janë false…02:28 Është një problem shumë i madh, po besoj që edhe shteti po ka telashe, kështu që këto monedha duhet me u largua prej tregut nga shteti”, theksoi Isufi. Ndërsa, një qytetar tjetër, Shaban Kurtolli ka treguar mënyrën e identifikimit të parave flasë.

“2 euro flasë kanë dalur në treg goxha moti, tash duhet me e pas magnetin, sepse ato janë të hekurit e këto janë alumin. Duhet me i kontrolluar pak se tash drejtat me i lyp të gjithë edhe hajni i kërkon të drejtat e tij, por nuk e bën, edhe këtu duhet me i mbledhë ata ngadalë për mos i dëmtuar bizneset”, pohon Kurtolli.

Ndërsa, Pajtim Çuni tregoi eksperiencën e tij duke thënë se ka gati një javë që ka probleme me këto para.

“A janë origjinal apo jo nuk di me vlerësua, mirëpo ka disa ditë që 2 eurot nuk po i pranojnë pjesa dërmuese e marketeve apo edhe transporti publik nuk pranojnë 2 eurot, kjo për ne është sfiduese prej të premtes së kaluar. Kishte me qenë mirë nëse kishin reaguar autoritetet kompetente në mënyrë që me bërë një zgjidhje, mos me i lanë konsumatorët në këto dilema”, theksoi ai.

Banka Qendrore e Kosovës në një përgjigje me shkrim për KosovaPress janë deklaruar se BQK është duke u koordinuar në aspektin ndër-institucional me organet përgjegjëse për t’i mbështetur në veprimet e tyre për kufizimin dhe parandalimin e këtij aktiviteti, duke ofruar bashkëpunim dhe mbështetje profesionale.

“Banka Qendrore e Kosovës nuk ka dhe as nuk mund të ketë informacion për numrin e monedhave të falsifikuara në qarkullim meqë ky aktivitet është i jashtëligjshëm dhe vepër penale sipas ligjit. Në kuadër të përgjegjësive të saj BQK-ja është duke u koordinuar në aspektin ndër-institucional me organet përgjegjëse për t’i mbështetur në veprimet e tyre për kufizimin dhe parandalimin e këtij aktiviteti, duke ofruar te gjithë bashkëpunimin e nevojshëm dhe mbështetjen profesionale. Edhe aktivitetet e ndërmarra së fundi dhe në vazhdimësi kanë kontributin e BQK-së dhe dalin nga ky bashkërendim dhe ndërveprim institucional,” u përgjigj BQK në një email.

Policia e Kosovës në një përgjigje me shkrim për KosovaPress se në gjashtë mujorin e parë të këtij viti ka iniciuar dhe trajtuar 486 raste për part falëse.

“Policia e Kosovës i trajton të gjitha rastet bazuar në procedurat e parapara ligjore, kështu, çdo herë kur ka informacion se po kryhet ose është kryer një rast që është i inkriminuar në bazë të Kodit Penal (KP), ndërmerr masat dhe e trajton atë bazuar në procedurat e parapara. Edhe raste e ‘Falsifikimit të parasë’, policia i trajton bazuar në atë që u tha më lartë. Gjatë vitit të kaluar (2022), policia ka iniciuar 804 raste të “Falsifikimit të parasë’, kurse në gjashtëmujorin e parë të këtij viti (2023) ka iniciuar dhe trajtuar 486 raste të tilla”, thuhet në përgjigjen e policisë me shkrim.

Ndërsa, ish-guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti i bëri thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që të shmangin pagesat me para kesh apo mundësitë për të rënë në kontakt me monedhat.

Ai tha se tregtarët dhe qytetarët kanë eksperienca të panjohura me paratë e falsifikuara, ndërsa institucionet bankare përballen me këto lloj monedhash shumë herë dhe metodat që përdoren për identifikimin e tyre janë të përsosura.

“Të dhënat e fundit të disponueshme tregojnë se ka vazhduar rritja e monedhave dhe kartëmonedhave në qarkullim që janë të falsifikuara, por ndodh se nuk mund të ketë të dhëna të sakta se sa para të tilla janë në qarkullim. Në këtë rast tregtarët dhe qytetarët janë në kontakt të vazhdueshëm me paratë dhe i kanë jo të panjohura eksperiencat me paratë të falsifikuara. Në anë tjetër në institucionet bankare përballen me këto lloj monedhash është e shpeshtë, por metodat që përdoren për identifikim e tyre pa diskutim janë tejet të përsosura. Sektori, bankar në Kosovë përdoret ose identifikon përmes kamerave apo edhe aparateve të numërimit të cilat njëkohësisht e bëjnë identifikim e parave false”, thekson ai.

Mehmeti shton se për të mbajtur larg këta persona që duan të kanalizojnë monedhat false është e nevojshme të mbahen trajnime për sigurinë nga institucionet e specializuara dhe institucionet që kanë qarkullim të madh të parave kesh të investojnë në këto trajnime të stafit.

“Është e nevojshme trajnimet për sigurinë, mbi elementet e sigurisë për monedhat dhe kartëmonedhat janë të domosdoshme të mbahen nga institucionet e specializuara , edhe institucionet që kanë qarkullim të madh të parave kesh duhet të investojnë në trajnimet e stafit të tyre dhe njëkohësisht kushdo që qarkullon apo ka lidhje me përpunimin e cashit të pajisët me të njëjtat makineri dhe të bëhet përgjegjësi e tyre për çdo vit. Kjo do të mbajë larg personat që duan të kanalizojnë monedhat false”, shtoiai.

Ndërsa, disa biznes kanë filluar që të mos i pranojnë monedhat nga 2 euro, edhe nëse janë origjinal. Disa biznese po ashtu nëpërmjet një njoftimi (letre në market) njoftojnë konsumatorët se ‘monedha 2 euro nuk pranohet’.

Prokuroria Speciale ditë më parë gjatë një operacion ka arrestuar në flagrancë gjashtë persona të dyshuar, për veprat penale ‘’Falsifikimi i parasë (prodhimi dhe vënia në qarkullim), pasi që të njëjtit kanë qenë shpërndarësit e parave të falsifikuara, konkretisht monedhave metalike dy euro të falsifikuara. Ndërkaq, tre nga personat e dyshuar janë shtetas nga Maqedonia e Veriut, dhe tre të tjerë shtetas të Kosovës.

Nga ky operacion janë sekuestruar thasë me nga 2 euro metalike në vlerë prej 85 mijë euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

BQK-ja ka hartuar një manual/udhëzues në kuadër të Edukimit Financiar, që tregon mbi veçoritë teknike dhe tiparet e sigurisë të monedhës euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img