-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Nuk mund të kemi siguri pa pasur normalizim të marrëdhënieve me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk është në dijeni për ndonjë takim të planifikuar gjatë këtij muaji në Bruksel, në mes tij, ndërmjetësuesve dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq lidhur me dialogun.

Kurti gjatë vizitës në Komunën e Gjilanit, tha se Kosova dëshiron normalizim të marrëdhënieve me Serbinë por nuk mund të ketë normalizim pa pasur siguri.

 “Nuk jam në dijeni për ndonjë takim të planifikuar por ju e keni të qartë se unë si kryeministër, Qeveria e Republikës së Kosovës, kanë qenë gjithmonë të përkushtuar, konstruktive, kreative por nga sulmi terrorist, kriminal në Banjskë të Zveçanit, ne duhet të theksojmë se prioritet i shtetit të Kosovës është siguria.

Është siguria e kufijve, ne duam normalizim të marrëdhënieve me Serbinë por nuk mund të kemi normalizim pa pasur siguri, e siguria nënkupton që kriminelët terroristët nuk duhet të jenë të lirë si fatkeqësisht po ndodhë në Serbi. Ndërkaq, kufiri i Kosovës i cili është 881 kilometra vetëm në pjesën në Serbi, duhet të jetë i sigurt, andaj edhe për mbrojtjen e tij po angazhohemi në institucionet tona të sigurisë por edhe me partnerët tonë ndërkombëtarë”, u shpreh Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img