1.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Një 63-vjeçar dyshohet se ka dhunuar një të mitur në Pejë – ndalohet për 48 orë

Një burrë i moshës 63-vjeçare, dyshohet se ka dhunuar seksualisht një vajzë 15-vjeçare.

Familja e të miturës kishte lajmëruar rastin në polici, pasi ajo ishte shpallur e zhdukur.

Njësitet policore janë vënë menjëherë në lëvizje për të kapur personin e dyshuar, me ç’rast i njëjti është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi ka bërë të ditur për Telegrafin se pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Ndërsa shtoi se ndaj tij hapet rast nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Dhunim”.

“Do merren të gjitha masat ligjore për këtë rast”, tha Nikçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img