1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet edhe pronari i një argjendarie në Prishtinë, dyshohet se bashkëpunoi me grabitësit nga Suhareka

Në aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e 22 nëntorit në një argjendari në Suharekë, është arrestuar edhe pronari argjendarisë “Buraku” në Prishtinë, merr vesh T7.

Aksioni është kryer nga katër zyrtarë policorë, të cilët kanë larguar klientët që ndodheshin në lokal, dhe pastaj kanë arrestuar pronarin. Ai është arrestuar rreth orës 13:00. Më pas është mbyllur argjendaria.

“Kesh aty në argjendari, veq kur hinen policët më thane dil jashtë, merri sendet e tua e dil jashtë. Atë brenda e morën, une kesh me një person tjetër e na thanë te dyve me dal jashtë”, ka rrëfyer një dëshmitar i rastit për T7.

Indeksonline raporton se dyshimet janë se ai ka bashkëpunuar me grupin kriminal, duke bërë shit-blerje të arit me ta. 

Ndryshe, një të dyshuarve për grabitje është vrarë, meqë ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë. Katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar, derisa një është arratisur. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img