18.4 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Aksioni i Policisë për grabitjen në ‘Diakos’: Ky është i dyshuari që u arratis, vëlla me grabitësin e vrarë

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion policor për kapjen e personave që dyshohet se janë përfshirë në grabitjen e armatosur në argjendarinë ‘Diakos’ në Suharekë. Gjatë aksionit ka pasur shkëmbim zjarri mes Policisë dhe të dyshuarve, me ç’rast ka mbetur i vrarë Dukagjin Gashi, i dyshuar si një prej organizatorëve të grabitjes, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë aksionit në lagjen Arbëria në Prishtinë, u arrestuan edhe dy të dyshuar tjerë, Bujar Basha e Leotrim Cakolli, teksa një person është arratisur.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Korab Gashin, vëllain e të vrarit, Dukagjin Gashi.

Dy vëllezërit Gashi dyshohet të jenë përfshirë në grabitjen në Suharekë, ku nën kërcënimin e armës vodhën stoli ari në vlerën e rreth 250 mijë eurove.

Sipas burimeve, gjatë aksionit ka mbetur i plagosur edhe një zyrtar policor.

Nuk dihet ende nëse plagët që mori janë nga arma, apo gjatë konfrontimit me të dyshuarin, tashmë i vrarë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img