-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Deputetja e VV-së: Dikur paguhej për shkëmbim territoresh, shumëfish më shumë sesa paguhet Gani Jakupi

Deputetja e VV-së, Arbreshë Hyseni – Kryeziu, ka thënë se zëvendëskryetarja e Bosnjës dhe Hercegovinës, Sabina Çudiq, ka ndarë një eksperiencë të saj në prill të vitit 2019 në Washington të ShBA-së me Matthew Palmer dhe ish-ambasadoren e Kosovës, Vlora Çitakun.

Sipas Hysenit, Çitaku e Palmer kanë diskutuar në prezencë të Çudiq mbi shkëmbimin territorial në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dhe kur ajo ka ndërhyrë për të reaguar për këtë gjë, ka qenë ish-ambasadorja jonë në ShBA, që ka kërkuar që të mos përzihet në çështje që kanë të bëjnë me Kosovën dhe Serbinë”, tha Hyseni – Kryeziu, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ajo përmendi edhe pagën e Gani Jakupit, këshilltarit të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës, për të cilin tha se në të kaluarën janë paguar shumë herë më shumë se 7 mijë e 500 euro sesa ai për të investuar në kontrata që kanë enë në lobim për shkëmbim territorial.

“Nëse del një deputet i PDK-së dhe e akuzon VV-në e qeverinë aktuale për korrupsion dhe i quan figura të hajdukve, në të kaluarën janë paguar qindrafish më shumë se 7 mijë e 500 që është paguar Gani Jakupi për të investuar në kontrata që kanë qenë lobim për shkëmbim territorial dhe atëherë s’kanë qenë kaq të zëshëm sa janë sot sepse atëherë iu është përshtatur dhe iu ka konvenuar që të veprojnë kështu”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img