-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Shala i PDK-së: Gjendja e prodhuesve në Trepçë po rëndohet çdo ditë

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka reaguar lidhur me gjendjen e prodhuesve në ndërmarrjen “Trepça” duke thënë se është duke u rënduar.

“Në vitin 2023, prodhimi i koncentrateve për një periudhë prej 11 muajsh kalendarik ka arritur në 43.03%, ndërsa në vlera vjetore është 38.64%. Shifrat konkrete tregojnë se janë shitur 7,380,930 tonë, duke qenë më pak se objektivi i paracaktuar i biznesit prej 9,772,340 tonë. Përveç volumit të prodhuar më pak, një shqetësim i shtuar është ulja në cilësinë e koncentrateve”, ka shkruar Shala.

Ai ka marrur edhe një shembull duke thënë që në rastin e koncentratit të plumbit në Stanterg, përqindja e plumbit është zvogëluar nga mesatarja e zakonshme e 70% në 57%. Për argjendin, vlera është ulur nga 1,100 në 850 g/tonë.

Shala përveç ndërmarrjes së Trepçës tha që “situata është e ngjashme edhe për koncentratin e zinkut dhe atë të Koshnicës, ku nuk ka pasuar rritje në të ardhurat, ndërkohë që shpenzimet janë shtuar. Në anën tjetër, humbjet në procesin e flotimit janë të mëdha (rrjedhja e metalit në steril)”.

Ndërsa nuk kurseu as kritikat për Ministrinë e Ekonomisë duke akuzuar se ka manipuluar me shifra të prodhimit e të rentabilitetit të ndërmarrjes Trepça./Paparaci.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img