4.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Milani mund të nënshkruajë me lojtarin e harruar të Arsenalit për të përforcuar mbrojtjen

Milan raportohet se janë vënë në kërkim të mbrojtësit të Arsenalit, Jakub Kiwior në afatin kalimtar të janarit, për të përforcuar fazën defanzive.

Fikayo Tomori është i vetmi mbrojtës në dispozicion për Rossonerët pas lëndimit të Malick Thiaw në përballjen ndaj Borussia Dortmundit të martën.

Simon Kjaer, Marco Pellegrino dhe Mattia Caldara nuk janë gjithashtu në dispozicion të Piolit kështu që me shumë mundësi tekniku italian do të promovojë në ekipin e parë 18-vjeçarin Jan-Carlo Simic për ndeshjen e ardhshme ndaj Frosinones.

Siç shton raporti, Milani nuk do të nënshkruajë me një lojtar të lirë para afatit kalimtar të janarit por do të mundohen të transferojnë dikë gjatë dimrit.

Gazetari Daniele Longo ka raportuar se qendërmbrojtësi i Topçinjve, Jakub Kiwior është prioriteti i tyre kryesor dhe kuqezinjtë do të ulen në tryezën e bisedimeve për një marrëveshje të mundshme huazimi.

Sipas Longos, do të jetë e vështirë që kjo marrëveshje të arrihet mes dy palëve por jo edhe e pamundur.

Kiwior iu bashkua Arsenalit nga Spezia për shumën e 25 milionë eurove në janar të këtij viti, por ka bërë vetëm tetë paraqitje përgjatë të gjitha garave, duke startuar në vetëm dy ndeshje në Ligën Premier.

Emra si Benoit Badiashile, Konstantinos Koulierakis, Maxime Esteve dhe Lloyd Kelly janë gjithashtu në radarin e tyre.

Sidoqoftë, kontrata e Kellyt me Bournemouth skadon në vitin 2024 dhe skuadra e Ligës Premier nuk janë të gatshëm ta shesin atë gjatë afatit kalimtar dimëror.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img