Ka ndërruar jetë i riu nga Deçani, Qazim Alaj. Lajmin e ka bërë të ditur kryesuesi i Kuvendit Komunal të Deçanit, Hajdar Sutaj.
Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka dhënë detaje përkitazi me këtë rast tragjik.
Flora Ahmeti ka deklaruar se ngjarja tragjike ka ndodhur në lagjen Mati, diku rreth orës 09:30.
Alaj dyshohet se ka rënë nga lartësia e një ndërtese.
“Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti për IndeksOnline.