7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Pesë mënyra shqetësuese të ndikimit të motit të ftohtë në organizëm

Moti i ftohtë mund të ndikojë në shëndetin tonë në shumë mënyra. Disa prej tyre mund t’i pritni, si kollitja e shtuar dhe ftohja.

Efektet e tjera të motit të ftohtë mund të jenë më shumë befasuese – ato përfshijnë dhimbjen e shpinës dhe madje një rrezik të shtuar të atakut në zemër dhe goditjes në tru.

Në vijim janë pesë mënyra si moti i ftohtë mund të ndikojë në trupin tonë:

Mërdhirja

Duke folur për ngricat, nuk janë vetëm pjesët intime ato që bien viktimë e temperaturave më të ulëta. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të ftohtit më së shpeshti prekin hundën, veshët, faqet, mjekrën, gishtat e dorës ose të këmbës.

Mërdhirja trajtohet si një dëmtim i trupit i shkaktuar nga ngrirja. Simptomat zakonisht fillojnë me ndjesinë e ftohjes dhe dhimbjes së pjesëve të prekura, së bashku me gjilpërat, pulsimet ose dhimbjet.

Kjo është faza kur lëkura bëhet e mpirë dhe e bardhë. Ekspozimi i zgjatur ndaj të ftohtit shkakton dëmtim të indeve. Zona e prekur mund të jetë e fortë dhe e ngrirë, por do të kthehet në të kuqe dhe do të ketë flluska kur të shkrihet.

Kjo quhet mërdhirja sipërfaqësore, sepse prek shtresat e sipërme të lëkurës dhe indeve. Kërkohet trajtim, por nuk është aq serioz sa ngrirja e thellë, e cila mund të shkaktojë dëmtim të tendinave, muskujve, nervave dhe kockave nën lëkurë.

Mpiksja e gjakut

Jo të gjitha problemet shëndetësore që lidhen me ftohjet shkaktohen nga ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta, temperatura e shtëpisë tuaj është gjithashtu e rëndësishme sepse jashtë bëhet më e ftohtë.

Nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) thonë se organizmi zhvillon një betejë të vazhdueshme për ta mbajtur temperaturën bazë në rreth 37.5 gradë, ku qelizat dhe organet janë të mbrojtura nga dëmtimi.

Tutje theksohet se kur fillojmë të ftohemi, gjaku ynë bëhet më i trashë, gjë që mund të çojë në koagulim – kur gjaku mpikset dhe ngurtësohet. Mpiksjet e gjakut mund të jenë serioze nëse nuk trajtohen, duke çuar në ngjarje të rrezikshme shëndetësore, si goditja në tru dhe sulmi në zemër.

Probleme me frymëmarrjen

Shumë prej nesh i mbajnë dritaret të mbyllura mirë gjatë ditës për ta mbajtur jashtë ajrin e ftohtë. Mund të mendoni se nata është një kohë e mirë për ta hapur dritaren dhe për ta ajrosur dhomën, pasi jeni strukur nën mbulesa.

Por, Met Office ka paralajmëruar se është e rëndësishme të mbani shtëpinë tuaj të ngrohtë dhe dritaren e dhomës së gjumit të mbyllur në netët e ftohta të dimrit.

Thithja e ajrit të ftohtë mund të jetë e keqe për shëndetin tuaj, sepse rrit rrezikun e infeksioneve të kafazit të kraharorit.

Ajri i ftohtë mund të bëjë që rrugët e frymëmarrjes të ngushtohen, duke rritur sasinë e mukusit që prodhoni dhe duke e bërë më të vështirë për ju frymëmarrjen. Nga Asthma+Lung UK thonë se ajri i ftohtë dhe i thatë gjithashtu mund t’i irritojë rrugët e frymëmarrjes dhe t’i përkeqësojë simptomat, si fishkëllima, kollitja dhe frymëzënia.

Imunitet i dobësuar

I ftohti gjithashtu mund të ndikojë në aftësinë e organizmit për t’i luftuar infeksionet, thonë nga UKHSA.

Sipas tyre, kjo është arsyeja pse ndodhin më shumë vdekje nga infeksione, si pneumonia, në javët pas motit të ftohtë, ndërsa gjendjet e mushkërive dhe kollitja mund të zhvillohen në probleme më serioze.

Ajri i ftohtë mund ta bëjë më të vështirë luftimin e infeksioneve të frymëmarrjes, si ftohja dhe gripi, ndërsa qëndrimi i gjatë në ambiente të mbyllura mund të ndihmojë në përhapjen e infeksioneve të frymëmarrjes.

Dhimbje shpine

Nëse mendoni se dhimbja e shpinës përkeqësohet kur është ftohtë jashtë, nuk po e imagjinoni.

“Dhimbja e shpinës në fakt mund të lidhet me presionin barometrik dhe temperaturën e jashtme. Ndryshimet në presion ndonjëherë mund të shkaktojnë dhimbje në nyjat artritike, duke përfshirë shtyllën kurrizore”, theksojnë nga Johns Hopkins Medicine, transmeton The Sun.

Nyjat tuaja reagojnë ndaj mjedisit dhe i ftohti i bën ato më të ngurtësuara dhe me më shumë gjasa për të pësuar lëndime.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img