2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Buy now

spot_img

Hoti ligjëron në Washington për dialogun: Progresa i Kosovës nuk duhet të varet nga vullneti i Serbisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se me ftesë të profesorit amerikan, Edward Joseph ka mbajtur ligjëratë në Universitetin John Hopkins në Washington lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Reporteri.net.

Në postimin e bërë në Facebook, Hoti ka thënë se gjatë ligjëratës ka theksuar se progresi i Kosovës në të gjitha aspektet nuk duhet të varet nga vullneti i fqinjit verior.

Postimi i plotë:

Isha i nderuar me ftesën nga Prof. Edward Joseph për të mbajtur një ligjeratë në Universitetin John Hopkins në Uashington lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Theksova se, Kosova dialogon para se gjithash me aleatët për hapat që duhet ndërmarrë në këtë proces për tu siguruar se Kosova lëviz përpara në integrimet euro-atlantike, në forcimin e demokracisë, në zhvillim ekonomik që parandalon emigrimin dhe rrit standardin e jetës.

Progresi i Kosovës në të gjitha këto aspekte nuk duhet të varet nga vullneti i fqinjit verior, por nga veprimet tona për të ndërmarrë veprime vizionare për të ardhmen euro-atlantike të Republikës së Kosovës.

Në përmbyllje, theksova se:

(1) nuk duhet të lejojmë që Kosova të shndërrohet në çështje të sigurisë rajonale;
(2) Kosova është storie suksesi në ndërtimin e shtetit demokratik dhe gjithëpërfshirës;
(3) Kosova duhet sa më parë të futet në Programin për Paqe të NATO-s, si hap i parë formal drejt anëtarësimit në NATO;
(4) Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat dhe t’i ndahen detyrat e t’i caktohen afatet kohore për integrim në BE.
Vetëm kështu sigurohet paqe e stabilitet afatgjatë në këtë pjesë të Evropës. ????????????????????????

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img