Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar disa statistika që lidhet me institucionet financiare jo bankare dhe remitancat për muajin tetor.
Tek Fondet Pensionale, BQK ka bërë të ditur se asetet e Trustit Pensional të Kosovës janë zvogëluar për 21.5 milionë euro krahasuar me muajin paraprak, duke shënuar kështu vlerën 2.60 miliardë euro.
Në raportin e publikuar në faqen zyrtare kanë treguar se struktura e asteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit që përbëjnë gjithësejtë 64 % të aseteve. Vlera e tyre në tetor 2023 ka qenë rreth 1.66 miliardë, duke shënuar kështu një rënie prej 305 milionë eurove krahasura me muajin shtator.
“Asetet e Fondeve Pensionale në fund të muajit tetor 2023 janë zvogëluar për 21.5 milionë euro krahasuar me muajin paraprak duke shënuar vlerën 2.60 miliardë euro.
Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit që përbejnë 64% të gjithsej aseteve. Vlera e tyre në tetor 2023 ishte rreth 1.66 miliardë euro, duke shënuar rënie për 305 milionë euro krahasuar me muajin paraprak”, thuhet në raportin e BQK-së.