Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shqip Kamberi tha se dialogu në Bruksel është e vetmja mundësi ku mund të përfshihen të drejtat e shqiptarëve.
Kamberi është shprehur se Bashkësia Ndërkombëtare po mundohet të krijojë të drejta plotësuese për serbët në Kosovë, duke lejuar sipas tij, Serbinë që të nëpërkëmb të drejtat e komunitetit shqiptar.
”Ne e shohim të vetmen mundësi reale dialogun në Bruksel ku mund të përfshihen të drejtat e shqiptarëve, sepse kjo që po ndodh aktualisht sepse kjo që po ndodh po mundohet Bashkësia Ndërkombëtare të krijoj të drejta ekstra, plotësuese për serbët në Kosovë duke lejuar Serbinë që të na nëpërkëmb të drejtat fundamentale të komunitetit shqiptar këtu është e papranueshme”, tha Kamberi, raporton rtv21.