Kompania Google ka vendosur një ilustrim me flamurin kombëtar me rastin e ditës së 28 Nëntorit.
Këtë veprim të kompanisë amerikane e ka përshëndetur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Po, është dita e flamurit më të bukur në botë”, ka shkruar Rama në Facebook.
Kjo kompani zakonisht vendos ilustrime të ndryshme me rastin e ditëve dhe ngjarjeve të veçanta.
Imazhi me flamurin kombëtar u shfaqet atyre që përdorin internetin brenda adresave të internetit të Shqipërisë.