4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Borell informon NATO’n për dialogun, kërkon progres nga Kosova dhe Serbia

Shefi i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, e ka quajtur NATO’n si aleatët për situatën në Ballkanin Perëndimor, teksa e ka informuar për situatën e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Kështu, Borell ka kërkuar progres nga Kosova dhe Serbia në sferën e bisedimeve të lehtësuara nga Brukseli.

Më 24 shtator Kosova ishte përballur me një sulm terrorist të cilët vranë policin Afrim Bunjakun.

Pas kësaj situate ishte ngritur më shumë alarmi për rrezikun e eskalimt të mëtejmë të situatës. Pastaj, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky “ka informata që Rusia ka synim që të lufta të përhapet në Ballkan”.

Në këtë klimë të krijuar, sekretari i NATO’s Jens Stoltenberg, më 20 nëntor e ka vizituar Kosovën, më pas edhe Serbinë. Ka kërkuar paqe.

E sot NATO është informuar më shumë rreth situatës së sigurisë, por edhe dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

”Shkëmbim i rëndësishëm me NATO’n aleatët për situatën në #Ballkanin Perëndimor. Kam informuar mbi gjendjen e e dialogut Kosovë-Serbi e lehtësuar nga BE. Progresi i palëve është i nevojshëm”, ka shkruar Borrell në platformën X.

Borrell ka informuar NATO’n edhe për aspiratën e Bosnje dhe Hercegovinës për t’u bërë pjesë e BE-së. /Gazeta Express

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img