16.4 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Buy now

spot_img

Baton Haxhiu: Rugova shkoi në Shqipëri për bashkim kombëtar, por atje pa se s’ka kujt t’i bashkohet

Gazetari Baton Haxhiu tha se ish-presidenti Ibrahim Rugova kishte shkuar në Shqipëri në vitin 1990 për të biseduar për Bashkim Kombëtar, por aty e kishte parë se “s’kanë kujna t’i bashkohen”.

Kështu tha gazetari Haxhiu në Pressing në T7, duke theksuar se pas atij takimi gjithmonë u dëgjua fraza e Rugovës “Kosova as me Shqipërinë, as me Serbinë, e pavarur”.

“Takimi i parë i Rugovës në vitin 1990 ku nis fraza e famshme as me Serbinë as me Shqipërinë por Kosova e vetme dhe arsyeja ka qenë kjo, grupi i kryesuar nga Ibrahim Rugova shkojnë në Shqipëri për të biseduar për mundësinë e Bashkimit”, tha Haxhiu në Pressing, transmeton Gazeta Express.

“Intelektualët që formuan Lëvizjen politike e panë Shqipërinë se s’kanë kujt t’i bashkohen për arsye se ata thanë ne s’kemi çka me ju ndihmu dhe kur u kthyen në Kosovë, ky grup vendosi në atë moment ta ndërtojë rrëfimin për Kosovën Republikë ose Kosovën e pavaruar. Ky është narracioni i të vërtetës pse ka nis Kosova e pavarur si entitet politik. Dhe ka qenë fraza e Ibrahim Rugovës, Kosova as me Shqipërinë as me Serbinë, e pavarur”, tha Haxhiu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img