Një këmbësore ka marrë lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur sonte në rrugën “C” në Prishtinë.
Këmbësorja është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësti i trafikut.
Në këtë aksident është përfshirë një automjet dhe këmbësorja.
Këto informata i dha për Gazetën Express zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “C” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti për Express.