Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi, në 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ka ngritur serish çështjen e përdorimit të lirë të flamurit kombëtar nga shqiptarët në Luginën e Preshevës.
Ai ka thënë se beteja e nisur nga shqiptarët për përdorimin e lirshëm të flamurit kombëtar në Serbi do të vazhdojë deri në fund.
“Që të valojë lirshëm në Luginë të Preshevës, duhet mos pasur fobi ndaj tij këtu, në Parlamentin e Beogradit, nga ku i njëjti na është ndaluar! E nga kërkesa si kjo e përdorimit të flamurit kombëtar lirshëm, beteja politike e jona duhet vazhdojë, pa dorëzim deri në realizim”, ka shkruar Kamberi në një postim në Facebook.