-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Molliqaj reagon për ardhjen e kryetares së Speciales: Më mirë do të ishte të kthehej prapa

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar ashpër pas një njoftimi të Policisë së Kosovës ku njoftohej për disa masa trafiku e sigurie lidhur me vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova në Kosovë.

“Përpjekja për ta normalizuar padrejtësinë e Gjykatës Speciale, sot paska shkuar një hap tutje. Z. Trendafilova iu paska ofruar siguri shtesë. Janë thyer protokollet shtetërore sikur ajo të jetë vizitë e ndonjë presidenti nga ndonjë vend i rëndësishem, e jo kryesuesja e Dhomave të Specializuara – organ që bën diskriminim të vazhdueshëm etnik, racor dhe njerëzor”, ka shkruar Molliqaj.

Tutje ai ka theksuar se “për ironi të fatit, kërkohet edhe mirëkuptim nga qytetarët për pengesa eventuale në trafik. Sikur të ishte vetëm ky problemi i kësaj vizite”.

Molliqaj ka thënë se Ekaterina Trendafilova më së miri do të ishte të ktheje prapa.

“Mbase edhe kanë arsye për ta ruajtur, duke ditur që në Kosovë është e papranueshme dhe revolta ndaj saj është evidente. Më mirë do të ishte të kthehej prapa”, ka përfunduar Molliqaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img