-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Vihet gurthemeli, Gjakova do të bëhet me shtatoren e Gjergj Kastriotit

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, së bashku me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj kanë vendosur gurthemelin për ngritjen e shtatores së Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Gjini theksoi se Skëndërbeu është një element që i ka munguar qytetit të Gjakovës.

“Shtatorja e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skëndërbeu është një element që i ka munguar qytetit të Gjakovës, prandaj jam i lumtur që një të tillë do ta kemi shumë shpejtë në qendër të qytetit tonë”, shkroi Gjini.

“Sot bashkë edhe me kryetarin Ramush Haradinaj vendosem gurthemelin për ngritjen e kësaj shtatoreje, e cila veç se do t’ia shtojë vlerën Gjakovës”.

“Vendosja e shtatores së Gjergj Kastriotit është inicuar dhe financuar nga bashkëardhetari ynë Gjergj Prenkocaj, të cilin e falenderoj dhe i shpreh mirënjohjen time dhe të qytetarëve të komunës së Gjakovës. Ndërmarrje të tilla më bëjnë jashtëzakonisht të lumtur dhe krenar”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img