Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar me rastin e festës së 28 Nëntorit, duke thënë se në këtë ditë shqiptarët anekënd botës kremtojnë katër ngjarje historike në një ditë.
Këtu ka përmendur Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit Adem Jashari dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Sot, shqiptarë nga Kosova, Shqipëria e anekënd botës, kremtojnë bashkë katër ngjarje historike në një ditë.Gëzuar 28 Nëntori–Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e Kryekomandantit Adem Jasharit dhe dalja e parë publike e UÇK-së! “, ka shkruar Osmani./Express/