Në 111-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Google ka bërë një “surprizë” në këtë ditë të shënuar për shqiptarët.
Google është ka ndryshuar imazhin, duke vendosur flamurin e Shqipërisë.
Në faqen kryesore të motorit të kërkimit është vendosur në gift flamuri kuqezi në një sfond qielli dhe nëse klikon mbi ikonën e flamurit mund të lexosh një shpjegim dhe urim për ditën e Pavarësisë.
Shqipëria feston sot 111-vite nga krijimi i shtetit.
Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.