FC Ballkani ka njoftuar se nesër shitja e biletave për ndeshjen ndaj Viktoria Plzenit në Ligën e Konferencës do të bëhet edhe në Tiranë.
Siç dihet tashmë, kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, më 30 nëntor.
Afër stadiumit do të bëhet edhe shitja e biletave, njoftoi klubi nga Suhareka.
Njoftimi i plotë nga klubi i Ballkanit (pa ndërhyrje):
“Tifozë të dashur,
Biletat nga nesër do të dalin në shitje edhe fizikisht te ???????????????????????? e cila gjendet tek hyrja vip e Stadiumit “ AIR ALBANIA “ – Tiranë .
Biletat do te jenë në shitje nga ora 11:00 deri në ora 19:00.
Faleminderit që i qëndroni besnik Kampionit të Kosovës
Na priftë e mbara!”