Në prag të festës së flamurit kombëtar, një ditë para 28 Nëntorit, kryeministri Albin Kurti mori pjesë në Forumin e Zhvillimit Rajonal Kosovë, një organizim i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, që u mbajt në ambientet e Pallatit të Kulturës, në komunën e Gjakovës.
Në fjalën e tij hyrëse, kryeministri Kurti, cilësoi se është shumë domethënës fakti që kjo konferencë po mbahet në Gjakovë, dhe pikërisht një ditë para 28 Nëntorit, datës së kurorëzimit të rrugëtimit kah shtetimi i shqiptarëve.
“I gjithë bashkëpunimi i dy shteteve tona duhet të udhëhiqet nga ideja e lehtësimit të jetës së qytetarëve, deri të ndjesia e të jetuarit në të njëjtin vend, në të njëjtat vlera, nën të njëjtat ligje dhe rregulla, pa pengesa dhe pa ndryshime të cilat vështirësojnë ose ngadalësojnë komunikimin dhe veprimtaritë e përditshme të tyre”, tha Kurti.
Ai foli edhe për modelin e bashkëpunimit që Kosova dhe Shqipëria duhet të ndjekin.