-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Po vinte në shtëpi për festat e nëntorit, kosovari arrestohet në kufirin Kroaci- Serbi

Një kosovar është arrestuar në kufirin Kroaci – Serbi.

Sipas avokatit Xhevdet Smakiqi, bëhet fjalë për Kushtrim Bytyqin nga Fushë Kosova, i cili u arrestua derisa po kthehej në Kosovë nga Gjermania.

“Sipas famlijarëve të Kushtrim Bytyqit, ai ishte arrestuar pse i kishin gjetur kartën e veteranit të babait të tij si pjesëtar i UÇK-së po ashtu i janë sekuestruar sende personale dhe të hollat në kuletën e tij. Familja Bytyqi është në ankth pasi që përveç njoftimit në momentin e ndalimit nuk ka asnjë kontakt se ku po mbahet djali i tyre Kushtrim Bytyqi”, tha avokati Smakiqi.

Smakiqi tha se Serbia duhet ta ndalojë torturimin e qytetarëve nga Kosova.

“Në emër dhe si avokat i familjes Bytyqi përmes këtij postimi kërkoi nga Ministrija e Jashtme e Kosovës që përmes rrugëve diplomatike të ndërmarrë të gjitha veprimet për të kuptuar se ku po mbahet shtetasi i Kosovës Kushttim Bytyqi, dhe që ai të lirohet sa më shpejtë”, theksoi ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img