-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: PDK do të propozojë rritjen e buxhetit për Ushtrinë e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në shënimin e Ditës së Forcës ka njoftuar se Grupi Parlamentar i PDK-së do të propozojë rritjen e buxhetit për Ushtrinë e Kosovës.

Krasniqi, në një postim në Facebook, është shprehur se në vitin 2024, buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes duhet të jetë mbi 200 milionë euro.

“PDK, përmes Grupit tonë Parlamentar, do ta propozojë si amandament të veçantë në Ligjin për Buxhetin e vitit të ardhshëm, rritjen e buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes, rrjedhimisht, Ushtrinë e Kosovës. Siguri për zhvillim e integrim”, ka shkruar i pari i PDK-së.

Krasniqi duke uruar Ditën e Forcës ka thënë se vajzat dhe djemtë që janë pjesë të kësaj ushtrie, çdo ditë dhe në secilën sfidë po vazhdojnë të na bëjnë krenarë me suksese të njëpasnjëshme, brenda dhe jashtë vendit.

“Në asnjë formë nuk guxojmë të lejojmë që të rinjtë tanë të braktisin uniformën e FSK-së për shkak të kushteve jo adekuate, siç ka ndodhur në dy vitet e fundit. Kosova, si një shtet që aspiron të anëtarësohet në NATO, duhet që së paku 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto ta ndajë për ushtrinë”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img