Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar fotografi të nxënësve të çerdheve dhe shkollave në kryeqytet të cilët kanë përgatitur punime dhe shfaqje me rastin e 111 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Rama shkroi në Facebook për “talentët tanë të jashtëzakonshëm”.
“????????Nxënësit e çerdheve dhe shkollave tona me duart e tyre të arta kanë bërë mrekulli me punimet e tyre për 28 Nëntorin. ????????Nxënësit kanë përgatitur punime fantastike dhe shfaqje të mrekullueshme artistike për të shprehur dashurinë dhe respektin ndaj flamurit shqiptar”, shkroi Rama.
“S’ka më mirë se të nisësh ditën me talentët tanë të jashtëzakonshëm dhe me energjinë e tyre pozitive”, shtoi ai.