-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Dhjetëra pengje të tjera mund të lirohen nëse marrëveshja zgjatet

Grupi i fundit i pengjeve që do të lirohen sipas marrëveshjes fillestare pritet të dalë nga Gaza gjatë ditës së sotme.

Rreth një duzinë robër – gra dhe fëmijë – duhet të lirohen.

Për çdo shtetas izraelit të liruar, tre të burgosur palestinezë – gra dhe të mitur – të mbajtur në burgjet izraelite janë liruar.

Indikacionet e hershme sugjerojnë se armëpushimi mund të zgjatet. Izraeli po ofron një ditë të mëtejshme pauzë në luftimet në Gaza për çdo 10 robër të liruar dhe Hamasi thotë se mund të bie dakord për një zgjatje.

Një zyrtar palestinez i tha BBC-së se 20 deri në 40 pengje të tjera izraelite mund të lirohen, gjë që ndoshta do t’i shtonte dy deri në katër ditë të tjera armëpushimit të përkohshëm.

Rreth 180 njerëz mbeten në robëri në Gaza – duke përfshirë rreth një duzinë fëmijë – gjë që i jep Hamasit ndikim në luftën e tij kundër Izraelit.

Disa, megjithatë, kanë frikë se një pauzë e zgjatur mund t’i japë kohë Hamasit të rigrupohet dhe të organizojë mbrojtjen e tij përpara rifillimit të mundshëm të fushatës izraelite.

Të dielën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ishte i hapur për zgjatjen e marrëveshjes, por gjithashtu theksoi se, pas armëpushimit të përkohshëm, Izraeli do të rifillonte ofensivën e tij me qëllimin “eliminimin e Hamasit”.

Në Gaza, pauza ka lejuar dërgimin e ndihmave shumë të nevojshme, teksa kriza humanitare e shkaktuar nga bombardimet e pandërprera izraelite vazhdon me javë të tëra.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img